Skuadra e Dritës është mjaft aktive në merkaton e verës.
Ekipi nga Gjilani ka filluar rinovimet, afrimet – por edhe ndërprejet e bashkëpunimeve me lojtarët.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’, mësojnë se futbollisti Almir Ajzeraj pritet të jetë i larguari i radhës nga Drita, pavarësisht se disa ditë më parë rinovimi dukej çështje e kryer.
Ajzeraj ka qenë pjesë e Dritës tash e disa vite, por duket se fundi i aventurës së tij tek Drita ka ardhur.
/GazetaBlic Sport