Sporti

Ndryshojnë planet për Bonaventurën, qëndron në Milan!

07/28/2020 12:46
nga:M K

Është përfolur shumë lidhur me të ardhmen e tij dhe largimin nga Milan, por se mund të ketë ndryshime të planeve.

Fjala është për mesfushorin e Rossonerëve, Giacomo Bonaventura, i cili është apostrofuar sërish nga mediat italiane, përcjell GazetaBlic.

Përkundër ofertave të shumta nga skuadrat brenda Serie A, sipas TuttoSport, përfaqësuesi “axur” do të mbetet në San Siro.

Ai erdhi nga Atalanta në vitin 2014, ku kontriboi gjashtë vite me fanellën “kuq e zi”, përfshirë 27 paraqitjet e këtij edicioni.

Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare sa i përket kësaj çështjeje, por ajo që është e rëndësishme, negociatat mes klubit dhe lojtarit pritet të fillojnë shumë shpejt.

/GazetaBlic/

08/04/2020 20:15

Milani pas yllit 22 vjeçar argjentinas, e piketojnë si zëvendësues të Bonaventurës