Lajme

Ndryshim i papritur temperaturash, java fillon me shi

09/23/2019 00:15
nga:Gazeta Blic

Java në vijim me shi. Temperaturat rriten rreth vlerave mesatare.

Nga Atlantiku fusha të presionit të ulët po depërtojnë mbi Mesdhe, e ditëve të ardhshme edhe mbi vendin tonë, që do të sjellin kushte për reshje shiu, me mundësi edhe për bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive.

Në aspektin termik, temperaturat do të luhaten rreth vlerave mesatare. Temperaturat minimale që ditëve të shkuara zbritën shumë pranë 0C, e vende-vende pati edhe brymë, do të shënojnë rritje.

23.09 – Nga mëngjesi vranësirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje kohëpaskohe me reshje shiu.
24.09 – Kryesisht me vranësira. Kohëpaskohe priten reshje shiu, e orëve të pasdites vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullimë.
25.09-26.09 – Ditën e mërkurë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e enjte, paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen, e pasdite priten reshje lokale shiu me bubullimë.
27.09 – Vranësira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje priten kthjellime.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 10C dhe 13C, e maksimalet nga 19C deri në 23C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-5m/s.

Deri nga mesi i javës shtypja atmosferike do të pësojë rënie përreth vlerave normale, e më pas pritet të shënojë rritje.