Turizem

Ndotja e ajrit rrit rrezikun e astmës tek foshnjat!

03/11/2024 15:16
nga:N K

Hulumtimet e mjekëve dhe shkencëtarëve amerikanë kanë treguar se foshnjat dhe fëmijët e vegjël që janë të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur kanë më shumë gjasa të preken nga astma.

“Studimi ynë zbuloi se sasia mesatare e grimcave të imta dhe ndotja mesatare e ajrit me dioksid azoti gjatë tre viteve të para të jetës së fëmijëve u shoqëruan me shfaqjen e astmës në fëmijërinë e hershme dhe të mesme”, janë rezultatet e studimit të publikuar nga American(AMA).

Hulumtimi, në të cilin bashkëpunuan shkencëtarët nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard TH Chan dhe Spitali i Fëmijëve Cincinnati, sugjeron se foshnjat nga “shtresat e pakicave dhe statusit më të ulët të shoqërisë” përballen me një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes, të cilën ata ia atribuojnë aksesit të reduktuar në ajër më të pastër.

Foshnjat nga familjet afrikano-amerikane që jetojnë në “komunitete me popullsi të dendur të karakterizuara nga mundësi dhe burime të reduktuara financiare” kanë më shumë gjasa të zhvillojnë astmë, përfundoi një studim i publikuar në fund të shkurtit.

Shkencëtarët u kërkuan autoriteteve lokale të bëjnë më shumë përpjekje për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe “të krijojnë drejtësi më të madhe mjedisore, arsimore dhe shëndetësore në nivel komuniteti”.

Një grup tjetër shkencëtarësh kohët e fundit vuri në dukje një lidhje midis rritjes së rezistencës antimikrobike dhe ndotjes së ajrit. Është treguar se prek shoferët dhe pasagjerët të cilët qëndrojnë në makinat e tyre më gjatë sesa mendohej më parë.

Hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se globalisht, afërsisht dy të tretat e vdekjeve janë të lidhura me ndotjen e ajrit në Azi, por nivelet e ndotjes së ajrit në Evropë dhe Amerikën e Veriut mbeten mbi nivelet e konsideruara të shëndetshme.