Lajme

Ndotja e ajrit alarmante: Nuk është Prishtina, ky është qyteti me ajrin më të keq

12/08/2019 00:02
nga:Gazeta Blic

Gjatë tërë ditës së sotme, shumë qytete të Kosovës kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë ajrin e ndotur.

Nga matjet e prezantuara nga Ambasada amerikane, del se rekordin e sotëm të ndotjes së ajrit në Kosovë e mban Mitrovica, me shkallën 162, që është ajër i pashëndetshëm, kurse Prishtina e Prizreni janë vetëm pak më mirë, me nga 160.

Nga matjet e prezantuara, Drenasi e ka ajrin më të mirë, që shkallën e ndotjes e ka 104.