Lajme

Ndodhi edhe kjo: Deputetja e PDK-së kundër Hashim Thaçit, kërkon lirimin e aktivistit të Vetëvendosjes

06/03/2020 23:03
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismajli ka kërkuar lirimin e aktivistit të Vetëvendosjes, i cili u arrestua pse e quajti presidentin Thaçi, hajn.

Ajo ka shkruar se e drejta e protestimit, është e garantuar, raporton Gazeta Blic.

Kërkoj lirimin e aktivistit politik Veron Hasani, si akt garantues i yni shtetëror për lirinë e protestës dhe fjalës së lirë!”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

E drejta e protestimit, në kuadër të konjukturave ligjore është e garantuar pavaresisht bindjeve politike dhe ideologjike.

Çdo shpërputhje e kësaj të vërtete është e papranueshme, sidomos kur kjo vie mbi gjykimet dhe trajtimet selektive të institucioneve.

Kërkoj lirimin e aktivistit politik Veron Hasani, si akt garantues i yni shtetëror për lirinë e protestës dhe fjalës së lirë!

Hashim Thaçi kështu e arsyeton arrestimin dhe sulmin ndaj aktivistit të VV-së: Deshi të më sulmojë

 

05/02/2020 00:35

Zyberaj: Alarmante dhe e frikshme deklarata e Sceçlës që mund të arrestohet Pacolli, nëse shkon në Kuvend gjatë gazë së karantinimit”