Lajme

Ndodhë edhe kjo në LDK: Pos Lutfi Hazirit, askush në këtë parti nuk e di nëse PDK i ka bërë ofertë për të hyrë në Qeveri

01/17/2019 18:28
nga:Q F

Lutfi Haziri si duket është personi i vetëm në LDK që ka kontakte me PDK.

Përveç tij, askush në LDK nuk ka informata, se partia e Kadri Veselit i ka bërë ofertë kësaj partie për ta rrëzuar bashkërisht qeverinë Haradinaj.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka thënë se nuk ka informata së u është bërë një ofertë e tillë.

Megjithatë ai ka insistuar se LDK nuk do të bëhet më kurrë bashkë me PDK-në, pasi kjo e fundit sipas tij i shkel gjithmonë marrëveshjet.

“Unë direkt nuk kam informata nëse është bërë një ofertë e tillë ose jo.Mirëpo para zgjedhjeve LDK është e prirur të mos pranoj asnjë ofertë, prej askujt.

Dhe nuk do ta bëjmë një gjë të tillë” ka thënë Rugova për Gazetën Blic.

Haki Rugova, LDK

Sa i përket PDK-së, Rugova ka thënë se ajo është shndërruar në kalin e Trojës dhe se LDK ka humbur besimin në të.

“Sa i përket PDK-së, ajo është bërë si Kali i Trojes. Kurdo që bënë marrëveshje me ta, ata e shkelin marrëveshjen, asnjëherë LDK-ja.Andaj ka humb besimi i ndërsjellët.Unë personalisht nuk jam për asnjë marrëveshje me PDK” ka thënë Rugova.

Ditë më parë Lutfi Haziri kishte deklaruar se PDK u ishte bërë ofertë për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj, por se LDK nuk kishte pranuar.

Ndërsa nga PDK kanë mohuar një gjë të tillë.

Memli Krasniqi kishte deklaruar se PDK nuk ka folur asnjëherë me LDK për qeverinë, dhe se Haradinaj do ta udhëheq Qeverinë deri në fund të mandatit.

/GazetaBlic/

LEXO EDHE:

LDK mori ofertë për rrëzimin e Qeverisë? Flasin nga PDK e AAK

03/23/2019 11:49

Zidane na njofton me largimin e dy lojtarëve nga Real Madridi