Lajme

Ndodhë edhe kjo: Kur të gjitha partitë politike, përfshirë AKR-në ia bën “bllok” PDK-së, partia e Veselit del me një qëndrim të papritur

08/15/2019 09:08
nga:L H

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se partia e tij, është kundër të gjitha këtyre partive për koalicion parazgjedhor.

“Të gjitha partitë e kanë vijë të kuqe për koalicion parazgjedhor”, ka thënë ai në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini,raporton Gazeta Blic.

Ndërkaq, pas zgjedhjeve ai ka thënë se nuk e kanë asnjë vijë të kuqe. “Pas zgjedhjeve nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti politike”, ka thënë shefi i deputetëve të PDK-së.

Krasniqi ndër të tjera ka thënë se PDK do të dalë partia e parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai ka thënë se asnjë parti në zgjedhje nuk do të dalë mbi 25 për qind, duke shtuar se së shpejti do ta kemi “Qeverinë Veseli 1”.

PDK ndryshon sërish qëndrimin për taksën – Memli Krasniqi befason me deklaratën për ambasadorin O’Connell