Lajme

Ndodh edhe kjo: Zëvendësministri kërkon nga populli që të mblidhen mjete financiare për Ushtri

12/07/2018 13:36
nga:Gazeta Blic

Zëvendësministri i Arsimit, Muhamet Kelmendi, ka bërë thirrje që të grumbullohen në mënyrë vullnetare mjete financiare për mbështetjen e Ushtrisë së Kosovës.

Këtë ftesë Kelmendi e ka bërë përmes profilit të tij në ‘facebook’, ku kërkon armatosjen e Ushtrisë së Kosovës.

“Kudo ku gjinden shqiptarët në botë, pos votimit të Ushtrisë së Kosovës me 14.12.2018, në Kuvendin e Kosovës, ftohen të mbledhin vullnetarisht mjete financiare për të ndërtuar dhe armatosur këtë ushtri”, ka shkruar ai, raporton Gazeta Express.


Sipas tij gjendja aktuale në Ballkan është e rënduar.

“Kërcënime ka nga veriu dhe jugu. Shqiptarët janë në tehun e sulmeve neofashiste serbe dhe greke. Ta ndihmojmë ushtrinë tonë”, ka përfunduar Kelmendi.

Këto thirrje të tij vijnë pak ditë para datës së caktuar për votimin e projektligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri.