Lajme

Ndodh edhe kjo: Polici në bastore gjatë orarit të punës (Foto)

01/11/2018 23:17
nga:Gazeta Blic

Para pak minutash ka nisur të përhapet me të madhe një fotografi ku shihet një pjesëtarë i Policisë së Kosovës brenda një lokali të basteve, raporton Gazeta Blic. 

Një person tek grupi tashmë i njohur “Manjak t’kerreve” e ka publikuar një fotografi ku shihet një polic i cili po i përcillte rezultatet e basteve në ekranet e televizorëve përballë.

Nuk ka informacione të sakta se në cilën komunë të Kosovës ka ndodhur ngjarja, mirëpo mësohet se personi që e ka publikuar foton është nga Kamenica.

Raste të tilla ku mund të shihni pjesëtarë të Policisë së Kosovës në lokale të basteve janë të rralla, përderisa shpesh është raportuar se ka pasur raste kur policia nuk e ka respektuar orarin e punës dhe e ka shfrytëzuar për nevoja personale.

Shikojeni foton: 

 

 

12/18/2018 21:20

Llapi nuk po bëhet rahat me trajnerë – largohet edhe Bekim Shotani!