Cool

Ndodh edhe kjo, kosovari nga Zvicra ia lë emrin djalit Daut Haradinaj

03/12/2019 13:59
nga:Natyra

Emri dhe mbiemri i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Daut Haradinaj është ripërtërirë.

Këtë e ka bërë Shqipërim Qufaj, një bashkëvendës i vëllait të kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Kosovari i cili jeton në Cyrih të Zvicrës ka vendosur që djalin ta quaj Daut Haradinaj Qufaj.

Një vendim të tillë e mori pasi vëllau i Shqiprimit, Beqiri (dëshmor i kombit) ishte bashkëluftëtar i familjes Haradinaj, shkruan indeksonline.

Vlen të theksohet se familja Qufaj janë me preardhje nga Prilepi i Deçanit.