Lajme

Ndodh dhe kjo: Familjarët tentojnë t’i çojnë kasetofonin me telefona të burgosurit në Dubravë

07/16/2020 15:05
nga:Y I

Në Qendrën Korrektuese Dubravë gjatë kontrollimit të gjërave të sjella nga familjarët e një të burgosuri, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës në këtë qendër.

Oficerët korrektues kanë bërë bastisjen e një kasetofoni i cili ishte sjellë nga familjarët të burgosurit.

Në brendinë e kasetofonit janë gjetur një telefon mobil ”Samsung”J5, një telefon mobil “LB STAR”(mini), një bateri e telefonit mobil “Samsung” dhe tre kabllo të mbushësit për telefona mobil.

I burgosuri është veçuar deri në hetimin e rastit dhe ndaj tij është iniciuar procedura disiplinore.