Një rast sa i çuditshëm aq edhe interesant ka ndodhur në Itali, saktësisht te Parma.
Skuadra nga “Ennio Tardini” përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar se dy futbollistë të saj janë ri-infektuar me koronavirus, përcjell GazetaBlic.
“Parma 1913 lajmëron se në testet e fundit kanë rezultuar negativë të gjithë anëtarët e grupit, përjashtuar dy futbollistë që janë testuar pozitivë.
Ata nuk do të jenë gati për ndeshjen e nesërme: por të dy sportistët që janë pozitivë, janë ri-infektuar përsëri.
Të dytë janë asiptomatikë dhe do të mbesin të izoluar dhe do të kontrollohen edhe njëherë pas 48 ore”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Our #InterParma squad list has been announced 🎙️💛💙
Follow the link for more info 📝⤵️https://t.co/0h0CxT9Tgv#ForzaParma #InterParma pic.twitter.com/tCoPoTPYVp
— Parma Calcio 1913 (@ParmaCalcio_en) October 30, 2020
/GazetaBlic/