Sporti

Ndeshja e parë në Serie A, do të zhvillohet në epiqendrën e pandemisë në Itali

05/29/2020 18:05
nga:Mergim Rreci

Seria A do të rifillojë nga Atalanta-Sassuolo në Bergamo më 19 qershor, raporton Sky Sport Italia.

Seria A është e lirë të fillojë përsëri pas dyerve të mbyllura nga e Premtja 20 Qershor, por transmetuesi pretendon se ndeshja e parë do të zhvillohet 24 orë më vonë.

Ndeshja në fjalë do të ishte Atalanta-Sassuolo, e përshkruar si “simbolike” për dy arsye.

Arsyeja e parë është se Bergamo, ku do të zhvillohet ndeshja, konsiderohet epiqendra e pandemisë koronavirus në Itali, përcjell GazetaBlic.

Së dyti, vizitorët e Sasuolo ishin skuadra e fundit së bashku me Brescia që luanin në Serie A para se të ndalohej sezoni.

Me atë rast, sulmuesi Francesco Caputo festoi një nga dy golat e tij me një pankartë ku shkruhej: “Gjithçka do të jetë mirë, qëndroni në shtëpi”.

/GazetaBlic/