Sporti

Ndeshja e parë me Prishtinën – Sokoli kërkon fitore ndaj Llapit

09/12/2019 18:10
nga:Ideal

Pas pauzës për shkak ndeshjeve të përfaqësueseve, nesër vazhdon kampionati me javën e 4-të.

Prishtina e pret Llapin. Dy skuadra këto, që edicionin e fundit rivalizuan për titull deri në javën e 31-të kur kryeqytetasit kishin mposhtur rivalët 1-0, përcjellë GazetaBlic.

Prishtina derbin rajonal e pret me trajnerin e ri Bylbyl Sokolin, i cili do të debutoj për kryeqytetasit ditën e premte me fillim nga ora 19:00.

Ndërkaq para kësaj ndeshje, Sokoli kishte dy fjalë për klubin dhe lojtarët:

“Është ndeshja ime e para dhe luajmë kundër një ekipi cilësor. Atmosfera në klub është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresoj në prezantim të suksesshëm të ekipit në këtë ndeshje timen të parë. Jemi skuadër komplete, përveç Leonit Abazit që ka pasur një lëndim gjatë javës i cili është duke e sanuar lëndimin dhe mungon në ndeshje”, ka thënë shefi i shtabit teknik, Bylbyl Sokoli.

/GazetaBlic/