Sporti

Ndeshja e parë e Euro 2020 do të luhet në Romë

12/07/2017 19:50
nga:E.A

“Stadio Olimico” i Romës do të pres ndeshjen e e parë të UEFA EURO 2020, kurse “Wembley” do të jetë nikoqir i tri ndeshjeve grupore, një në fazën e 1/16, një në gjysmëfinale dhe një në finale.

Siç e dini, Euro 2020 do të mbahet në 12 qytetet e ndryshme europiane, pasi shënon 60 vjetorin e garës më të lartë të ekipeve kombëtar të kontinentit.

Përvec Londrës dhe Romës, vendet tjera nikoqire do të jenë: Baku, Shën Petersburg, Kopenhaga, Amsterdami, Bukureshti, Glasgow, Bilbao, Dublin, Munchen dhe Budapest.

Kujtojmë se shorti për Kampionatin Europian do të hedhet në muajin dhjetor të vitit 2018.

12/13/2017 12:34

Totti: Juve fiton Ligën e Kampionëve, Roma kampionatin e Italisë