Pesë fitore, dy barazime dhe po aq humbje është bilanci i skuadrës së Zidanes në tetë ndeshje të këtij edicioni.
Kampionët aktualë nuk arritën më shumë se një barazim në udhëtim te Villareali, për ta regjistruar kështu edhe ndeshjen e dytë radhazi pa fitore në La Liga, pas humbjes xhiron e kaluar nga Valencia, përcjell GazetaBlic.
Mariano hapi serinë e golave në minutën e dytë, kurse Moreno mbylli këtë listë, saktësisht në minutën e 76′, duke shenjuar kështu shifrat përfundimtare, Villareal 1, Real Madrid 1.
Me këtë barazim, “nëndetësja e verdhë” shkon në kuotën e 19 pikëve, duke u pozicionuar kështu në vendin e dytë, dy sosh më pak se Sociedadi që kryeson.
Galaktikët ndërkaq, gjenden në vendin e katërt me 17 pikë pas nëntë javësh.
Javën e ardhshme, Real Madridi do të jetë nikoqir i Alaves, kurse Villareali i shkon Sociedadit.
📸💪 ¡Nos vamos al descanso con ventaja en el Estadio de la Cerámica!#VillarrealRealMadrid | #HalaMadrid pic.twitter.com/Mq63GCdRzD
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 21, 2020
/GazetaBlic/