Sporti

Ndeshja e 100-të për Neymar, Brazili barazon me Senegalin

10/10/2019 17:34
nga:M K

Në ditën kur Nejmar numëronte ndeshjen e 100 me fanelën e përfaqësueses Braziliane, ekipi karioka nuk arriti dot të festonte edhe pse në një përballje miqësore.

90 minutëshi i zhvilluar në tokë neutrale në Singapor, u mbyll 1-1 mes Selesaos dhe Senegalit, një ndeshje që përfaqëson miqësoren e tretë radhazi pa sukses për ekipin e drejtuar nga trajneri Tite.

Ky i fundit hodhi në fushë formacionin më të mirë madje nuk munguan veteranët e prapavijës Daniel Alveshd he Tiago Silva ndërsa në sulm, tredhëmbëshi ofensiv Hezus, Firmino dhe Nejmar, u duk se do të prodhonin një Goleadë ndaj afrikanëve.

Tifozët shpresuan se do të ishte kështu kur panë golin e parë pas 8 minutash lojë, kohë kur asisti i Gabriel Hezus u finalizua nga Firmino.

Por Senegali arriti të barazonte kur pak pa shkuar në pushim, Markinjos shkaktoi faull në zonë në dëm të Mane’. Nga pika e bardhë Diedu’ transformoi 11 metërshin që më pas u mbrojt me fanatizëm nga afrikanët edhe në fraksionin e dytë shkruan Top Channel, përcjellë GazetaBlic.

10/30/2019 17:23

​Alves: Neymar ka ndjeshmërinë e fëmijëve