Sporti

Ndeshja Ballkani – Llapi fillon me 10 minuta vonesë, kjo është arsyeja

09/18/2021 16:08
nga:Mergim Rreci

Ndeshja e përcaktuar për sot në ora 16:00 në mes Ballkanit dhe Llapit, po shtyhet për disa minuta.

Kjo për shkak të numrit të madh të shikuesve që janë në stadium, andaj u kërkua largimi i tyre nga delegati, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, ata nuk u larguan dhe ndeshja filloi me 10 minuta vonesë.

/GazetaBlicSport/