Lajme

Ndërtesat në Turqi të anuara e pa themele

02/11/2023 17:04
nga:Y I

Pamje të paprecedenta që tregojnë shkujdesjen dhe neglizhencën e ndërtuesve në Turqinë lindore vijnë nga Kahramanmaras , e cila u shkatërrua nga tërmetet vdekjeprurëse që kanë rezultuar në humbjen e më shumë se 20,000 njerëzve deri më sot.

Në një video që qarkullon në internet dhe e publikuar nga media turke Sabah , dy burra dëgjohen duke mos u besuar syve teksa tregojnë një ndërtesë që është anuar, duke zbuluar se ajo është ndërtuar në “ajër” me themelet e saj inekzistente.

Është një pallat pesëkatësh i cili edhe pse nuk është shembur është anuar në mënyrë të frikshme.

Në klipin afërsisht 40 sekonda dëgjohen burrat duke thënë se në ndërtesë nuk ka të çara dhe se as xhamat nuk janë thyer.

“Nuk mund ta besoj , shiko këtu!” thonë teksa kamera tregon se ndërtesa në fakt është ndërtuar në tokë pa kolonat dhe themelet e nevojshme.

Komentuesit e gazetës turke Sabah theksojnë se kjo është një metodë ndërtimi e quajtur “mbulim i përgjithshëm i dyshemesë” , e cila megjithatë është bërë aq sipërfaqësisht sa ka rezultuar në “lëvzjen” e tokës nën ndërtesë gjatë tërmetit dhe duke sjellë këtë pasojëte frikshme.