Cool

Ndërtesa më spektakolare në botë, pallati mbretëror i ndërtuar mbi një shkëmb

06/23/2020 13:31
nga:L I

“Dar al-Hajar”, pjesërisht pallat dhe pjesërisht shkëmb, është një nga ndërtesat më spektakolare në botë. Ndërtesa 5 katëshe ndodhet në Jemen, e vendosur mbi një masiv shkëmbor, dhe që ka shërbyer si një pallat mbretëror.

Dar al-Hajar daton që në vitet 1920, dhe shërbente si një rezidencë verore për udhëheqësin shpirtëror islam dhe monarkun e Jemenit, Yahya Muhammad Hamiddin.

Godina mbeti në pronësi të familjes mbretërore të Jemenit deri në revolucionin e vitit 1962, ndërsa tani shërben si muze. Ndërtesa është një nga simbolet e Jemenit dhe është vendosur edhe në kartëmonedhat e vendit.