Sporti

Ndërron jetë tragjikisht mesfushori legjendar argjentinas

05/08/2020 18:50
nga:M K

Ish-futbollisti argjentinas Tomas Felipe Karloviç është ndarë tragjikisht nga jeta ditën e sotme.

I njohur me nofkën “El Triniche”, vdiq pasi u godit në kokë nga një hajdut biçikletash në qytetin Rosario, përcjell GazetaBlic.

Karloviç ishte njëri prej futbollistëve të preferuar të legjendës Maradona, me këtë të fundit që shihej më se i lumtur sa herë që e takonte idhullin e dikurshëm.

Në vendlindjen e tij dhe të Messit, pra Rosario, ai është ikonë në vete, teksa gëzoi respekt të papërshkruar, ani pse fatkeqësisht nuk arriti asnjëherë të bëhet pjesë e kombëtares argjentinase.

Ai nuk i bëri dot ballë plagëve, teksa pas dy ditësh në koma, ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare.

/GazetaBlic/

12/19/2019 15:33

Ndërhyrje brutale, më pas fillon rrahja e vitit në futboll – Skena “horror” në Argjentinë