Shuhet në gjumë aktori i Hollivudit të filmit “The Godfather”, James Caan. Ai ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Njoftimin e bëri vetë familja.
Aktori ka lënë pas katër ish-bashkëshortet e tij, duke përfshirë Sheila Ryan e cila ishte në lidhje me Elvisin, si dhe pesë fëmijë, me djalin Scott që gjithashtu ndjek aktrimin dhe luan në Entourage.
Vdekja e tij vjen pak më shumë se një muaj pasi ylli i tij i filmit gangster Ray Liotta vdiq në gjumë në moshën 67-vjeçare ndërsa xhironte një serial të ri televiziv në Republikën Domenikane.
Miliona admirues të tij kanë shprehur nëpër rrjete sociale keqardhjen e tyre për humbjen e aktorit nga kjo jetë, raporton BBC.
Menaxheri i tij tha se ai ishte “një nga aktorët më të mëdhenj dhe më të mirë që biznesi ynë ka parë ndonjëherë dhe se lidhja mes nesh ishte gjithmonë miqësi që vlente më shumë se punët e bizneseve që kishim bashkë”.
U vërshuan homazhe për yllin, të cilët u udhëhoqën nga aktori Adam Sandler, i cili tha se “gjithmonë donte të ishte si ai” dhe drejtori i Misery Rob Reiner i cili tha se “i pëlqente të punonte me të”.
Caan u pa duke përdorur një shëtitës në një restorant me miqtë në Kaliforni vitin e kaluar pasi kaloi ca kohë në një karrige me rrota teksa u shërua nga operacioni i shpinës.
Fotot nga ai që merrte pjesë në festimin e 50-vjetorit të Kumbarit në LA në 22 shkurt e treguan atë duke qëndruar në këmbë dhe dukej më i shëndetshëm, ku nuk është dhënë asnjë shkak i vdekjes.