Poeti shqiptar, Lefter Çipa ka vdekur në moshën 79 vjeçare.
Ai ka lënë pas një krijimtari të bujshme me 18 libra të botuar me poezi, ndërsa është edhe autor i mbi 1250 këngëve të interpretuara nga grupet polifonike.
Ndër librat më të njohura të tij janë: “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Princi i dashurisë”, e të tjera.
Telegrame ngushëllimi për vdekjen e Çipës kanë shprehur edhe shumë prej figurave publike, përfshirë politikanë, këngëtarë, aktorë e poetë. /Lajmi.net/