Lajme

Ndërron jetë nga Covid -19 një person nga Gjilani

10/17/2020 22:53
nga:Y I

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të detur se sot ka humbur jetën nga Covid një qytetar nga kjo komunë.

AI ka bërë të ditur gjithashtu se janë regjistruar edhe 14 raste të reja me Koronavirus.

Haziri ka bërë thirrje të respektohen me përpikmëri masat anti Covid.

Postimi i plotë:

Dita e 219 e përballjes me #COVID19 u shënua me 14 raste të reja pozitive në Gjilan, duke e ngritur numrin e rasteve aktive në 94. Por, fatkeqësisht sot e kemi humbur edhe një bashkëqytetar nga ky virus. Ngushëllimet me të sinqerta familjes së tij.

Ky duhet të jetë alarm për të gjithë. Nëse nuk ruhesh, virusi mund të ta marrë jetën. Duhet të vazhdojmë me luftë agresive për ta mposhtur. Maskat, higjiena personale e distanca sociale, domosdoshmërisht janë bërë pjesë e jetës sonë dhe këto rregulla duhet t’i ndjekim në mënyrë të përpiktë derisa profesionistët e fushës ta thonë të kundërtën!