Sporti

Ndërron jetë në moshën 77 vjeçare vëllau i legjendës së futbollit, Pele

03/26/2020 14:04
nga:M K

Ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare, vëllau i legjendës braziliane të futbollit, Pele.

Jair Arantes do Nascimento luajti për dy sezone me skuadrën e madhe nga Rio De Janeiro, për t’u marrë më pas me menaxhimin e punëve në familje, përcjell GazetaBlic.

Vëllau i vogël i Edsonit, (emri i Peles) humbi betejën me kancerin në prostatë.

Ka qenë vet klubi brazilian që përmes një njoftimi në rrjetin social “Twitter” ngushoi familjen Nascimento, teksa ka shpalosur edhe një pjesë të karrierës së të ndjerit.

/GazetaBlic/

04/03/2019 19:23

Pele dërgohet në spital, mësoni arsyen