Cult

Ndërron jetë në Amerikë aktorja shqiptare e njohur me rolin në filmin “Përrallë nga e kaluara”

12/18/2019 18:49
nga:L I

Një tjetër figurë e njohur e kinematografisë shqiptare ka ndërruar jetë. Është ndarë nga jeta në SHBA aktorja Mira Minga Jupi. Lajmin e ka dhënë mikesa e saj Shegushe Bebeti përmes një statusi në rrjetin social.

Kujtojmë se Mira Minga Jupi mbahet mend për rolin e saj në filmin “Përrallë nga e kaluara”, me emrin Kute.

“Oh sa dhimbje…oh sa lot…nuk gjej dot fjalë ta përshkruaj…sapo më erdhi lajmi nga Amerika, është ndarë nga jeta mikja ime e shtrenjtë Mira Minga Jupi, aktorja e mrekullueshme e Teatrit të Kukullave gruaja ideale, nëna e jashtëzakonshme që do t’i mungojë aq shumë familjes. Mira e talentuar, aq bujare, aq punëtore e zemërbardhë, u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta, e ne nuk kemi mundësi t’i japim lamtumirën e fundit…qofsh e parajsës mikja ime e mirë e dheun e huaj e paç të lehtë.

Do të më mungosh aq shumë e kafenë nuk do ta pimë më bashkë nëpërmjet Skype, do të kujtoj gjithmonë me shumë dashuri e dhimbje. Ngushëllime familjes e miqve që të deshën aq shumë”, shkruan Bebeti.