Showtime

Ndërron jetë këngëtarja e njohur e grupit “Roxette”

12/10/2019 14:29
nga:L I

Marie Fredriksson, këngëtarja e bendit të famshëm suedez Roxette, e cila kishte megalite të shumta gjatë viteve të 1990-ta, ka vdekur në moshën 61 vjeçare.

Ajo arriti sukses global me hitet The Look, Joyride dhe It Must Have Been Love.

Fredriksson vdiq pasi ishte në luftë me tumorin në tru për një periudhë 17 vjeçare.

Per Gessle, bashkëpunëtori i saj në Roxette u shpreh thellësisht i pikëlluar.

“Ishe mikesha ime më e mrekullueshme për 40 vjet. Më asgjë nuk do të jetë e njëjtë”.