Sporti

Ndërron jetë ish-trajneri i Interit

05/22/2020 14:45
nga:M K

Ka ndërruar jetë trajneri i mirënjohur italian, Gigi Simoni.

Ish-tekniku i Interit, e i cili ishte afër titullit me zikaltërit në vitin 2002, ka vdekur sot, bëjnë të ditur mediat italiane, përcjell GazetaBlic.

Simoni ka drejtuar dhjetëra skuadra italiane, teksa padyshim se arritja më e madhe e tij ishte udhëheqja me neroazzurët.

Ajo që e bënë edhe më të dhimbshëm vdekjen është fakti se pikërisht sot, Interi feston 10 vjetorin e tripletës, të fituar një dekadë më parë.

Si futbollist ka luajtur me Torino, Brescia dhe Genoa, ndërsa me Interin e Ronaldo “Fenomenit” fitoi Kupën UEFA në vitin 1998.

/GazetaBlic/

06/28/2020 23:43

Spektakël në “Ennio Tardini”, Interi përmbys Parmën në çastet e fundit