Lajme

Ndërron jetë ish- kryeministri australian, Bob Hawke

05/16/2019 12:33
nga:L H

Ish kryeministri australin dhe udhëheqësi i Partisë Laburiste Bob Hawke, i cili dominonte politikën australiane në vitet 1980, ka vdekur në moshën 89 vjeçare, raporton BBC.

Politikani karizmatik që e udhëhoqi vendin nga viti 1983 deri më 1991 merrej me reformat që e modernizuan ekonominë.

Gruaja e tij tha në një deklaratë për shtyp se ai vdiq “në mënyrë paqësore në shtëpi”.

Sot kemi humbur Bob Hawke, një australian i madh – shumë do të thoshin Australian më të madh të epokës së pas luftës”, tha Blanche D’Alpuget në një deklaratë.