Sporti

Ndërron jetë ish-futbollisti i Romës e Interit

03/18/2020 19:46
nga:M K

Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare ish-futbollisti i Romës dhe Interit, Joaquin Peiro.

Sulmuesi spanjoll ishte lojtar i shquar, teksa arritjen më të madhe e kishte regjistruar në garat evropiane, kur i kishte shënuar gol Liverpoolit të lavdishëm në edicionin 1965, përcjell GazetaBlic.

Ai e kaloi një pjesë të mirë të karrierës në Itali, duke iu bashkuar Torinos më 1962, para se të kalonte te Interi dy vjet më vonë e pastaj te Roma nga viti 1966 deri më 1970.

Një edicion para se të pensionohej, djersiti fanellën e Atletico Madridit, ndërsa klubi nga kryeqyteti nuk ishte i vetmi nga Spanja që Peiro e kishte përfaqësuar.

Real Murcia, Granada e Malaga kishin nderin që futbollisti i famshëm të luante për ta.

/GazetaBlic/

08/01/2020 20:54

Gol në minutën e parë të ndeshjes Atalanta – Inter, mësoni kush ka shënuar