Sporti

Ndërron jetë ikona e sportit gjilanas

05/12/2020 17:28
nga:M K

Ka ndërruar jetë ikona e qytetit të Gjilanit dhe boksit kosovar, Maksut Maloku.

Këtë e ka bërë të ditur, Malazog Hoxha, zyrtar për Sport në Drejtorinë për kulturë, rini dhe sport në komunën juglindore të Kosovës, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë postimi i plotë:

“Me dhimbje të thellë e mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së boksit dhe sportit në Komunën e Gjilanit, Maksut Maloku, apo i njohur ndryshe si Maxi. Maksuti ishte shembull dhe frymëzim për gjeneratat e reja.

Sukseset e shumta dhe puna e palodhshme e kanë karakterizuar dhe e kanë veçuar gjithë karrierën e tij sportive.

Sot, po i themi lamtumirë një tjetër ikone të sportit gjilanas, i cili ka lënë shumë bagazh prapa vetës. Përmes kësaj shkrese i shprehim ngushëllime familjes Maloku, gjithë komunitetit sportiv dhe shokëve të tij”, ka shkruar Malazog Hoxha.

/GazetaBlic/

03/17/2020 23:35

Ndërron jetë ish-kampioni i botës në boks, xhaxhai dhe trajneri i Floyd Mayweather, Roger Mayweather