Lajme

Ndërron jetë edhe personi i tretë në aksidentin e djeshëm në Lupç, viktima është mësues disa vjeçar

01/10/2022 10:11
nga:Gazeta Blic

Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë në aksidentin e së dielës, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, raporton Gazeta Blic.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokurorja e rastit është informuar se edhe personi i tretë ka vdekur diku pas orës 00:00. Të tre viktimat janë të gjinisë mashkullore. Me urdhër të prokurores, viktimat janë dërguar për obduksion”, ka thënë Ulaj.

Gazeta Blic, merr vesh së viktima e tretë në këtë aksident, është një mësimdhënës nga Podujeva, me inicialet S.M. (emër i njohur për redaksinë).

Viktima është nga fshati Katunishtë, komuna e Podujevës, teksa për shumë vite ka punuar si mësues në disa fshatra të rajonit të Llapit.

Ai kishte qenë shofer i golfit 2, që u aksidentua dje në fshatin Lupç, në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

@Gazeta Blic