Showtime

Ndërron jetë bashkëshortja e John Travoltës, humb betejën me kancerin

07/13/2020 10:37
nga:L I

Kelly Preston, bashkëshortja e John Travoltës k andërruar jetë në moshën 57 vjeçare, shkruan GazetaBlic.

Lajmin e bëri të ditur vet aktori përmes një postimi në Facebook, ndërsa tregoi se pas një lufte dy vjeçare me kancerin, ajo nuk arriti ta fitoj betejen.

“Me zemër të rënduar ju informoj se gruaja ime e bukur Kelly ka humbur betejën e saj dy vjeçare me kancerin e gjirit”, shkroi aktori.

“Familja ime dhe unë do të jemi përgjithmonë mirënjohës për mjekët dhe infermierët e saj në MD Anderson Cancer Center, të gjitha qendrat mjekësore që kanë ndihmuar, si dhe shumë miq dhe të dashur të saj që kanë qenë pranë saj. Dashuria dhe jeta e Kelly do të kujtohen gjithmonë.

Do të marr ca kohë për të qenë atje për fëmijët e mi që kanë humbur nënën e tyre, kështu që më falni paraprakisht nëse nuk dëgjoni nga ne për një kohë. Por ju lutem e dini që unë do të ndjej dashurinë tuaj gjatë javëve dhe muajve në vijim, ndërsa shërohemi” përfundoi Travolta.