Prezantuesja Alketa Vejsiu ka humbur të atin.
Kohët e fundit babai i prezantueses ishte për kurim në Romë.
Alketa shpesh ndante me ndjekësit në Instagram foto ku tregonte ambiente spitali, foto me të atin.
Dhe fatkeqësisht sot mësuam se babai i prezantueses ka ndërruar jetë.
Lajmin e ndarjes nga jeta e ka bërë të ditur vëllai i moderatores, Endri Vejsiu, përmes një postimi në Facebook.
“Pusho i qetë shoku im më i mirë, të kam shpirt baba”, shkruan ai.