Cult

Ndërron jetë aktorja Diana Rigg

09/10/2020 16:05
nga:L I

Ka vdekur aktorja, Diana Rigg, e njohur për rolin në “The Avengers”.

Aktorja Dame Diana Rigg, e famshme për rolet përfshirë Emma Peel në seritë televizive “The Avengers” dhe Olenna Tyrell në “Game of Thrones”, ka vdekur në moshën 82 vjeçe, shkruan BBC.

“Ajo vdiq në paqe herët këtë mëngjes. Ajo ishte në shtëpi me familjen e saj të cilët kanë kërkuar privatësi në këtë kohë të vështirë,” tha agjenti i saj.

Dame Diana është e njohur gjithashtu për rolin e Tracyt, e vetmja grua që u bë Znj. James Bond, në filmin e vitit 1969.

Ajo gjithashtu u shfaq në Victoria të ITV. Aktorja luajti dukeshën e Buccleuch në dramën mbretërore.