Geek

Ndërprerje globale: Facebook, Messenger dhe Instagram bien nga sistemi

03/13/2019 18:17
nga:L I

Një sasi e madhe e faqeve në pronësi të Facebook-ut po përjeton një ndërprerje mbarëbotërore, duke e pasur të pamundur që përdoruesit të lidhen në to, përcjellë GazetaBlic.

Facebook, Messenger dhe Instagram kanë pasur probleme që nga mesdita, e në disa raste duke rezultuar në “ndërprerje të plotë”.

Të tre aplikacionet u “rrëzuan” kryesisht në zona të mëdha urbane, në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, së bashku me pjesë të Amerikës së Jugut.

Përdoruesit e rrjeteve sociale hynë në Twitter për t’u ankuar për këtë ndërprerje, pasi gjetën se jo vetëm që Facebook ka rënë, por edhe Instagram gjithashtu.

Më shumë se një e treta e përdoruesve të Facebook, të prekur nga ndërprerja raportuan se po përjetonin një “ndërprerje të plotë”.

Të tjerë thanë se nuk mund të rifreskonin “News Feed” ose të hyjnë në llogaritë e tyre. Probleme të ngjashme janë ngritur në Instagram dhe Messenger, afërsisht në të njëjtën kohë./GazetaBlic

Në Messenger, shumë përdorues nuk kanë mundur të lidhen në server fare dhe kanë raportuar se nuk po marrin mesazhe./GazetaBlic