Lajme

Ndërprehet seanca, vazhdon nesër me pikat e pa përfunduara

07/12/2018 17:51
nga:Gazeta Blic

Kuvendi i Kosovës ka shtyer për nesër seancën plenare, ku do të shqyrtohen pikat e pa përfunduara të seancave të kaluara.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka caktuar për në orën 10:00 vazhdimin e kësaj seance, raporton GazetaBlic

Kjo seancë u shtye në mungesë të kourumit të deputetëve.

Pas përfundimit të pikave të papërfunduara në rend të ditës pritet të hy edhe projekt rezoluta e propozuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së për pezullimin e dialogut me Serbinë deri në liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit.

Ekskluzive: AAK procedon në Kryesi rezolutën për ndërprerjen e dialogut!