Lajme

Ndalohet për 48 orë personi që goditi këmbësorin në Gjilan

10/15/2025 09:38
nga:Sh R

Një person është ndaluar për 48 orë për vepren penale “Rrezikim i trafikut publik”.

E.B, ka qenë i përfshirë në një aksident ditën e djeshme në Gjilan, ku me veturën e tij të tipit BMW e ka goditur një këmbësor.

Ngjajra ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në qendër të qytetit, njofton Prokuroria Themelore.

I njëjti me të arritur tek semaforët, në udhëkryq e humb kontrollin mbi drejtimin e veturës pasi e goditi këmbësorin dhe një pemë dekorative, ka përfunduar në oborrin e ish-shtëpisë së mallrave në Gjilan.