Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari dhe pasagjeri shtetas serb, nën dyshimin se të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin, shkruan GazetaBlic.
Rasti ka ndodhur në fshatin Novosellë të Kamenicës, rreth orës 10:30.
Tutje në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Fsh. Novosellë, Kamenicë 10.02.2025-10:30. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari dhe pasagjeri meshkuj të Serbisë nën dyshimin se të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.


