Sporti

“Ndaj Barçës humbëm prej gabimeve tona, tani mendjen te Juve”

10/04/2019 23:01
nga:M K

Lautaro Martinez ishte një nga më të mirët në fushë për Interin, mbrëmjen e të mërkurës në “Camp Nou” ndaj Barcelonës por tani kërkon që zikaltrit të lënë pas krahëve atë takim, për t’u përqendruar te derbi i Italisë ndaj Juventusit.

“Kemi mësuar shumë nga ajo sfidë. Kemi luajtur me karakter dhe kjo është shumë e rëndësishme, por analizuam ndeshjen dhe e kemi humbur për gabimet tona. Tani po punojmë për t’i eliminuar duke filluar që nga ndeshja e radhës. Kemi një trajner që punon dhe na ndihmon shumë që të rritemi dhe përmirësohemi”, deklaroi argjentinasi.

Sa i përket sfidës ndaj bardhezinjve, Lautaro pranoi se tetë herë kampionët radhazi të Italisë janë skuadra për t’u mundur edhe këtë sezon, pasi kanë në përbërje elementë mjaft cilësorë, duke filluar nga Cristiano Ronaldo.

“Juventus ka shumë futbollistë të fortë dhe do të jetë një ndeshje e komplikuar. Njohim Ronaldon, që është më i miri në botë bashkë me Messin, por ai nuk është i vetëm. Ne do të provojmë t’i ndalim, ndonëse e dimë që portugezi mund të bëjë diferencën, nëse e lejon për një sekondë të vetme”, tha argjentinasi.

11/09/2019 19:54

Interi me rikthim senzacional, kryesues… të paktën deri nesër