Cult

Ndahet nga jeta ylli i kinematografisë angleze, Barbara Windsor

12/11/2020 16:59
nga:A. R.

Aktorja Dame Barbara Windsor, e njohur më shumë për rolet e saj në filmat “EastEnders” dhe “Carry On”, ka vdekur në moshën 83 vjeçare, shkruan BBC.

Burri i saj, Scott Mitchell tha se ajo kishte vdekur në mënyrë paqësore nga sëmundja e Alzheimer në një shtëpi për kujdesin në Londër, të enjten në mbrëmje.

Ai tha se ajo do të mbahet mend për “dashurinë, argëtimin, miqësinë dhe shkëlqimin që ajo solli në të gjithë jetën tonë”.

Kryeministri Boris Johnson shkroi telegram ngushllimi në Twitter me fjalët: “Aq i trishtuar për Barbara Windsor, ishte më shumë sesa një pronare e shkëlqyer e një pubi dhe ylli i Carry On”.

Ai shtoi se ajo ishte “një nga ata njerëz që thjesht ju gëzoi dhe i gëzoi të gjithë sepse kishte një lloj sensi humori që ishte krejtësisht e pafajshme”.

“Ajo bëri shumë punë të mira për bamirësi dhe duke kërkuar njerëz të vetmuar dhe të pambrojtur, ajo ndriçoi fytyrat e njerëzve”, përfundon Johnson.

Telegrame ngushëllimi për Barbarën kanë shkruar edhe shumë miq e bashkëpunëtorë të saj. BBC njoftoi se programin e mbrëmjes të së premtes në “BBC ONE” do ia kushtojë aktores.

Dame Barbara u diagnostikua me Alzheimer më 2014 dhe ishte zhvendosur në një shtëpi kujdesi më herët këtë vit.

Ajo u shfaq në nëntë filma në seritë komike Carry On dhe Sparrows Can’t Sing, për të cilën u nominua për një çmim “Bafta”, si dhe mori pjesë në Chitty Chitty Bang Bang dhe On the Fiddle me Sean Connery.