Cult

Ndahet Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani”

12/28/2017 10:52
nga:FL.B

Nën organizimin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi sot do të mbahet ceremonia e ndarjes së Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimeve vjetore për vepra muzikore për vitin 2016.

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” pas propozimit të jurisë në përbërje të Valton Beqirit, Baki Jasharit e Dinor Zymberajt, do t’i ndahet kompozitorit Zeqirja Ballata.

Çmimi për veprat vokalo-instrumentale dhe muzikore-skenike i ndahet kompozitorit Kreshnik Aliçkaj për veprën “Përtej luftës e paqes”.

Çmimi për veprat orkestrale-simofonike dhe koncertante i ndahet kompozitores Dafina Zeqiri për veprën “Koncert për piano dhe orkestër”.

Çmimi për veprat kamertale i ndahet kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën “String Quartet Nr. 4”.

Çmimi për veprat korale i ndahet kompozitorit Rafet Rudi për veprën “Deti i varreve të hapura” për kitarë dhe kor.

Ndërkaq, çmimi për veprat solistike dhe duo nuk do të ndahet pasi që në këtë kategori nuk pati vepra konkurruese të kësaj gjinie.

08/30/2018 13:03

Kur na duhej ishte në pushime, tani i merr meritat