Cult

Ndahen çmimet në Dokufest, triufon Timebox nga Nora Agapi

08/10/2019 22:16
nga:Gazeta Blic

“Timebox” nga Nora Agapi ka rrëmbyer çmimin “Best Balkan Documentary” në edicionin e 19-të të “Dokufestit” që për nëntë ditë është mbajtur në Prizren.

Duke kombinuar incizimin e ditëve të sotme me arkivin e gjerë, ky film shpalos një portret intim familjar bashkë me një koleksion personal të pamjeve që dokumenton ndryshimin brenda një strukture politike. Ky film është një kapsulë e bukur kohore e një vendi në ndryshim dhe vlerat e një personi brenda tij, transmeton Koha Ditore.

DokuFest gjithashtu nga edicioni i 19-të do të jetë festival kualifikues për çmimin BAFTA për filmat e shkurtë.