Euro2024

Figo, për Evropianin e Ronaldos: E lehtë për të folur, gjërat mund të ishin bërë ndryshe

07/13/2024 08:04
nga:Mergim Rreci

Luís Figo, ish-futbollist i famshëm portugez, foli për menaxhimin e Cristiano Ronaldos në Euro 2024.

Kapiteni i Kombëtares nisi në rolin e titullarit çdo ndeshje dhe u zëvendësua vetëm kundër Gjeorgjisë, në raundin e fundit të fazës së grupeve.

“Secili ka mendimin e vet, sigurisht. Të gjithë bëhemi pak trajner në këto situata. Kushdo që është përgjegjës duhet t’u përgjigjet këtyre pyetjeve: “pse’, “pse jo”. Sigurisht që kam mendimin tim për këtë, por nuk ka kuptim ta ndaj në këtë pikë. Gjërat kanë ndodhur tashmë dhe është shumë më e lehtë për të folur. Por, gjithsesi, duke pasur parasysh gjithçka ka ndodhur, është logjike që gjërat mund të ishin bërë ndryshe”, ka komentuar ish-lojtari i Barcelonës dhe Realit.

Figo bëri edhe një bilanc të pjesëmarrjes së përfaqësueses luzitane në kompeticion. Të besuarit e Roberto Martínezin “ranë” në çerekfinale përballë Francës, pas gjuajtjeve të penalltive.

“Pritshmëritë janë gjithmonë që të arrijmë në finale dhe të fitojmë. Kur nuk ndodh kështu, është gjithmonë zhgënjim, edhe pse kushdo që ka vite që merret me futbollin e di shumë mirë që mosarritja në finale është një situatë që mund t’u ndodhë të gjitha skuadrave. Gjëja më e rëndësishme është, në këto lloj situatash, të jemi të vetëdijshëm se të gjithë kanë bërë të pamundurën për të arritur objektivin, i cili nuk u arrit. Por jeta vazhdon”, tha Figo.