Sporti

NBA rinisë në korrik, ndeshjet luhen në “Disney World”!

05/23/2020 22:20
nga:M K

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA po planifikon rikthimin.

Sipas zëdhënësit të NBA, Mike Bass, udhëheqësit e ligës dhe shoqata e basketbollistëve profesionistë janë në negociata me drejtuesit e kompanisë “Walt Disney”, përcjell GazetaBlic.

Sipas tij, NBA dëshiron që pjesa e mbetur kampionatit të zhvillohet në “Disney”, derisa stërvitjet poashtu parashihet të kryhen në të njëjtin vend nga të gjitha ekipet.

“Të gjitha ndeshjet, stërvitjet do të zhvillohen në një njëjtin kampus të organizuar nga NBA, ku do të qëndronin edhe të gjitha lojtarët dhe stafi së bashku.

Prioriteti ynë vazhdon të jetë shëndeti dhe siguria e të gjithë të përfshirëve dhe ne jemi duke punuar me ekspertë të shëndetit publik dhe zyrtarë nga qeveria për t’i gjetur disa udhëzime të kuptueshme për t’u siguruar që ta gjejmë një protokoll sa më të përshtatshëm mjekësor”, ka thënë ndër të tjerash Bass për ESPN.

/GazetaBlic/

04/18/2020 19:12

Lojtarëve të NBA u ulen pagat për 25 %