Sporti

NBA do të fillojë më herët se që pritej

06/11/2020 22:38
nga:M K

Ishte paraparë të fillonte me datën 31 Korrik, por do të fillojë një ditë më herët, pra me 30 të muajit të ardhshëm.

Arsyeja nuk dihet, por se kështu raporton gazetari i ESPN, Adrian Wojnarowski, përcjell GazetaBlic.

Gara më e madhe e basketbollit në rruzull do të rikthehet pas afro katër muajsh pauzë, që kur u ndërpre për shkak të koronavirusit me 11 Mars.

22 skuadra do të luajnë mes vete për ta kërkuar “Play Offin” e më pas edhe vetë titullin.

Kuptohet, ndeshjet do të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura, kurse do të luhen në kompleksin e “Orlando Disney”.

/GazetaBlic/

05/23/2020 22:20

NBA rinisë në korrik, ndeshjet luhen në “Disney World”!