Lajme

Natyra Kuçi: Me 8 orë fjalime të deputetëve, po irritohen qytetarët

03/25/2020 21:05
nga:A. R.

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka kritikuar fjalimet e bëra nga deputetët e Kuvendit, në më shumë se tetë orë.

Kuçi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se tashmë i ka humbur kuptimi vazhdimi i saj.

Ajo shton se derisa po dihet që qeveria po bie, atëherë edhe fjalimet nuk do të duhej të vazhdonin. Kuçi thotë se deputetët e VV-së, fillimisht thonin se është e rrezikshme për shëndetin mbajtja e kësaj seance dhe tani kanë marrë fjalën të gjithë deputetët e kësaj partie.

Shkrimi i plotë:

Pas 8 orëve seancë i ka humbur kuptimi vazhdimi i tij. Teksa tashmë të gjithë po e dijmë rezultatin, pra që qeveria po bie, nuk ka kuptim që çdo deputet të dal e të flas në foltore. Bile, sidomos nga VV, e cila thoshte që seanca nuk do të duhej të mbahej për arsye shëndetësore, teksa të gjithë deputetët e saj, edhe ata që nuk i kemi dëgjuar asnjëherë më parë, e morrën fjalën një nga një.

Vazhdimi i seancës vetëm dy gjëra po prodhon; irritim të qytetarëve të cilët duhet të dëgjojnë 8 orë fjalime për të parë verdiktim si dhe rrezikun potencial nga infektimi me COVID-19.