Lajme

Natyra Kuçi flet për rezultatin zgjedhor dhe të ardhmen politike të PSD-së

11/22/2019 20:43
nga:A. R.

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, do të jetë e ftuar sonte në “Blic Intervieë me Astrit Gashin” që do të transmetohet në Klan Kosova dhe Gazeta Blic, duke filluar nga ora 22:00.

Kuçi në këtë intervistë flet për mundësinë që ajo të jetë deputete e Kuvendit, pas rinumërimit të votave, si dhe rrugëtimin politik të saj.

Pse sipas saj, PSD, nuk arriti që të korr sukseset e pritura në zgjedhjet e 6 tetorit?

Çka mendon ajo për fitoren e Vetëvendosjes?

Për cilët kandidatë të PSD-së, ka menduar Natyra Kuçi se do të bëhen deputetë?

A ka përçarje brenda PSD-së dhe si synon të bëjë politikë në të ardhmen kjo parti?

Te cila parti shkuan mbështetësit e PSD-së?

A është pishman Natyra Kuçi që u largua nga Vetëvendosje?

Për këto dhe shumë më shumë, përgjigjet sonte, duke filluar nga ora 22:00, zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.

Na ndiqni, në Klan Kosova dhe Gazeta Blic facebook.