Lajme

NATO ulë në gjysmë shtizë flamujt e Shqipërisë dhe Francës

11/26/2019 16:47
nga:M K

Në selinë qendrore të NATO-së, flamuri i Shqipërisë është ulur në gjysmë-shtizë pas tragjedisë së ndodhur sot si pasojë e një serie tërmetesh që kanë lënë të vdekur 17 persona dhe qindra të tjerë të lënduar qëkanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ndërkohë kërkimet e ekipeve të shpëtimit po vazhdojnë.

Në gjysmë shtizë është ulur gjithashtu edhe flamuri i Francës, pas vdekjes së 13 ushtarëve francez në Mali, pas një aksidenti me helikopter.

“Flamujt e aleatëve tanë, Shqipërisë dhe Francës janë ulur në gjysmë-shtizë, pas tërmetit në Shqipëri dhe në nderim të ushtarëve francez të vdekur në Mali”, thuhet në njoftimin e NATO-së.

06/27/2020 11:44

Takohen Hutchinson dhe Haradinaj-Stublla: ShBA përkrah fuqizimin e FSK-së si forcë ndërvepruese me NATO-n